AKTUALITET /

Projektligj i ri për policinë e shtetit! Grada të reduktuara dhe mandat i kufizuar për postet drejtuese

Postet drejtuese të policisë pritet të kenë mandat të kufizuar nëse miratohet projektligji i ri, ndërsa pritet edhe reduktimi i gradave për të inkurajuar efektivët e rinj.

Shkruar nga B.V

Projektligj i ri për policinë e shtetit! Grada të reduktuara dhe

Një projektligj i ri për Policinë e Shtetit pritet që t’i kalojë për miratim Këshillit të Ministrave gjatë javës tjetër. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla pas një konference që pati me donatorët.

Ai shpjegoi sesi projektligji nëse miratohet do të mund të garantojë sistem karriere më të mirë brenda strukturave të policisë duke reduktuar gradat në mënyrë që efektivët e rinj të kenë mundësi të bëjnë përpara në karrierën e tyre.

“Pas kaq shumë viteve reflektim mbi nevojat që ka një proces reformimi i mëtejshëm i Policisë erdhi momenti për një ligj të ri, që të garantojë një sistem karriere brenda policisë së shtetit, të lidhet me rezultat dhe punën e secilit prej punonjësve. Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave të gjithë nivelit të strukturës së gradave në polici, me qëllim që t’i japim mundësi të rinjve që të bëjnë para në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta drejtuese të policisë. Pa harruar që fokusi im si ministër mbetet edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës së policëve”, tha Balla.

Pjesë e projektligjit do të jetë edhe ngritja e një strukture që do të bëjë vlerësimin për përzgjedhjen e kandidatëve në postet drejtuese duke future edhe konceptit e mandatit të kufizuar në kohë. Sipas Ballës, kjo gjë do të bëjë të mundur shmangien e çdo lloj ndërhyrje si dhe një kufizim për mandatin në postet drejtuese.

“Do të bëhet i mundur bllokimi çdo lloj ndërhyrje sa i përket procesit të emërimeve brenda policisë. Kemi krijuar disa struktura të reja brenda Policisë së Shtetit, të cilat bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë drejtorin e përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në pozicionet drejtuese”, tha Balla.

Kemi futur edhe konceptin e mandatit, jo vetëm drejtori ka një mandat të caktuar kohor, jo vetëm drejtori apo zv.drejtori i përgjithshëm por edhe drejtorët e Drejtorive Vendore kanë një mandat që ndërlidhet me prerformancën, duam të garantojmë një strukturë policore dhe drejtues në nivel vendor që të jenë të sigurt, të fortë dhe udhëheqës në atë mandat që kanë për të garantuar rendit dhe luftë kundër çdo lloj forme kriminaliteti. Ligji i ri do përputhet me pritshmëritë tona për ta vazhduar dhe thelluar këtë revansh në luftën kundër krimit dhe konsolidimin",- u shpreh ministri.

Më herët ai njoftoi edhe paraqitjen e një projektligji për krijimin e një zyre të posaçme që do të merret me gjurmimin e pasurive të fshehura të anëtarëve të krimit të organizuar dhe më pas sekuestrimin e tyre duke i vënë në dispozicion të shtetit. Versus.al

Poll