Janë zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Në fillim ishte menduar që protesta të mbahej në datën 6 tetor, të kishte bllokim të akseve në të të gjithë Shqipërinë.
Por më pas kjo datë u ndërrua dhe u vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 tetori.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka u ka lënë detyrë të gjithë kryetarëve të degëve të angazhohen për pjesmarrje, të takohen me anëtarët dhe të harrojnë komunikimet me grupet e whatsupp.
Sipas Nokës opozita është në luftë dhe nuk është luksi që të njoftohen dhe të angazhohen përmes kësaj mënyre.
“Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët, harroni komunikimet me grupet ëhatsapp. Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është serioze.
Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët duhet të shpërndahen në zona. Jemi në luftë , t’i përgjigjemi me disiplina të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendoje kush. O fitore, o vetëm fitore”,është shprehur Noka./Versus.al







