Një hetim i nisur në vitin 2023 çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri me qëllim shitjen në tregun europian.
Sipas njoftimit të SPAK 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latina, një kolumbian dhe 2 shtetas nga Venezuela, ndërsa në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës u zbulua një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës. Po ashtu u zbuluan dhe u identifikuan dhe ambiente ndihmë se në Tiranë dhe Durrës.
Por çfarë kishte të veçantë ky grup kriminal sipas SPAK
Sipas SPAK struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.
Gjithashtu një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti po sipas SPAK ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit.
Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian.
Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.
Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.
Të arrestuar nga ky operacion që sipas kreut të SPAK Altin Dumani është një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri janë:
Në pranga kanë rënë:
Shtetas shqiptar:
1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3. Artion Caushllari 37 vjeç, banues në Tiranë
4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian. Versus.al







