All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
POLITIKË /

Reportazhi italian/ Rama: I dua fort këta të RAI-3, por më fort dua të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot në mbrëmje do të shfaqet intervista e tij për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.

Shkruar nga Versus
Reportazhi italian/ Rama: I dua fort këta të RAI-3, por më fort
Edi Rama dhe gazetari italian, Giorgia Mottola
All - Paragraf - 1

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot në mbrëmje do të shfaqet intervista e tij për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.

All - Paragraf - 2

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë

All - Paragraf - 7

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4