MAGAZINË /

Rekordet e Europianit/ Tifozët e Anglisë pinë birrën e dy muajve vetëm brenda 36 orëve

Shkruar nga Versus

Rekordet e Europianit/ Tifozët e Anglisë pinë birrën e dy

Tifozët e Anglisë e kanë thyer njërin prej rekordeve të këtij Europiani.

Ata kanë pirë birrën e dy muajve, vetëm brenda gjatë një fundjave në një restorant italian, i cili u bë qendra e festës së tyre në Euro.

Tifozët që zbritën në Gelsenkirchen pinë më shumë se 7,500 litra birrë në shesh, në qytetin e vjetër gjerman. Restoranti u bë selia jozyrtare e mbështetësve të Tre Luanëve.

Pronarët e restorantit thanë se ata hapën 60 fuçi në 36 orë që kur shumica e fansave mbërritën të shtunën, krahasuar me vetëm dy gjatë një fundjave normale.

Rekordet e Europianit/ Tifozët e Anglisë pinë birrën e dy

Rreth 40,000 tifozë të Anglisë mbërritën në Gelsenkirchen për fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Serbisë.

Restoranti italian pranë sheshit kryesor të qytetit u bë vendi që mblodhi fansat anglezë të cilët kërcenin mbi tavolina dhe pinin 5 litra birrë.

Menaxheri tha se në një fundjavë normale, lokali do të mbaronte dy fuçi birrë, por tani ato tashmë kishin hapur 60 fuqi. 

 

Poll