AKTUALITET /

Çamçakëzi po përgjum fëmijët në shkollat e Tiranës, reagon policia

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë në rast konstatitimi të këtyre substancave

Shkruar nga Versus

Çamçakëzi po përgjum fëmijët në shkollat

Policia ka dal në një njoftim zyrtat pas publikimit të lajmit se në shkollat në Tiranë, po qarkullon një lloj droge në formën e çamçakëzit që përgjum fëmijët. 

Në njoftimin e saj policia shprehet se kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedakogjike të të gjitha shkollave në kryeqytet dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit.

Gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë në rast konstatitimi të këtyre substancave

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar./Versus.al

 

Poll