Prishja e motit, me stuhi të forta, reshje shiu dhe breshër ka shkaktuar dëme të shumta në zonën e Pogradecit.
Përveç faktit se ka shuar zjarret në këtë zonë, breshëri dhe era kanë shkaktuar dëme të shumta në zonën juglindore.
Stuhia e breshërit ka dëmtuar një fermë bletësh në fshatin Bregas.
Ardian Pane, bletërritësi i njohur nga fshati Vreshtas, e kishte vendosur rrëzë Malit të Thatë fermën e bletëve për shkak kullote, por ditën e sotme erërat e forta shoqëruar me breshër i kanë shkatërruar pothuajse gjithë kosheret, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
Ky është viti i 6 radhazi që fermerët e juglindjes së vendit dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore.
Ndërkaq, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut në aksin Pogradec-Korçë ka rënë plepi në aksin nacional.
Po punohet për pastrimin e rrugës. Pemë të thyera ka edhe në Drilon dhe shëtitoren e Pogradecit.
Pas ditëve të tëra me temperatura të larta, juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.







