POLITIKË /

Rama rikthehet për takim me diasporën, nacionalistët grekët në Selanik dalin me fletushka për VorioEpirin

Shkruar nga Versus

Rama rikthehet për takim me diasporën, nacionalistët grekët

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet për të dytën herë në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën.

Këtë herë, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me shqiptarët në Selanik, të dielën në “Porto Palace Hotel”.

Me këtë rast, ultracionalistët grekë kanë parashikuar të zhvillojnë një protestë.

Në tubimin që do të mbahet nga shoqatat nacionaliste greke në Selanik, gjatë takimit të KM me Diasporën shqiptare, fjalimin kryesor do ta mbajë kryetari i partisë ultranacionaliste greke, Fronti Kombëtar, Dimitris Valasidis.

Mësohet se gjatë protestës do të hidhen në rrugë fletushka me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”.

Valasidis ka marrë pjesë edhe në protesta që janë zhvilluar për çështjen “vorio-epirote” para Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Selanik.

Poll