Sipas Shërbimit Meteorologji Ushtarak kjo fundjavë (8 dhe 9 qershor) pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.
Temperaturat do të arrijnë të dielën deri në 37 gradë Celsius.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.







