MAGAZINË /

Edhe Etrit Berisha kandidat për ti zënë vendin tek Barcelona, Ter Stegen-it të dëmtuar. Çfarë shkruajnë mediat

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri gjerman Andre ter Stegen, i cili do ta lërë jashtë fushave për 8 muaj, Barcelona është hedhur menjëherë në sulm në kërkim të një zëvendësuesi.

Shkruar nga Versus

Edhe Etrit Berisha kandidat për ti zënë vendin tek Barcelona, Ter

Një lajm i bujshëm vjen nga La Liga. Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të vishet blaugran.

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri gjerman Andre ter Stegen, i cili do ta lërë jashtë fushave për 8 muaj, Barcelona është hedhur menjëherë në sulm në kërkim të një zëvendësuesi.

Mes shumë emrave që përmenden është edhe ai i gardianit kuqezi Etrit Berisha.

‘Berisha ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe një vend të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare’, shkruan Mundo Deportivo.

Në listë janë edhe emra të tjerë: Loris Karius, Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.

Berisha është aktualisht një lojtarë i lirë pas largimit në verë nga Empoli, ndërsa e ardhmja e 35-vjeçarit mbetet në dyshim.

 

Poll