AKTUALITET /

Emrat / Hetohet e pezullohet oficerja, shiti makinën që duhet t'ia kthente pronarit

Koshena, është e dyshuar se bashkë me 35 vjeçarin Geri Kurti kanë përvetësuar një automjet dhe e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Shkruar nga a.b.

Emrat / Hetohet e pezullohet oficerja, shiti makinën që duhet

Një oficere policie është pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se ka përvetësuar dhe shitur për pjesë këmbimi një makinë që duhej t’i ishte kthyer pronarit.

Sipas burimeve zyrtare pranë Agjensisë së Mbikqyerjes Policore, 44 vjeçarja Besie Koshena, është lënë nga gjykata në masen e sigurisë “detyrim paraqitje”, deri në përfundim të hetimeve për të, ndërkohë që  akuzohet për mashtrim.

Koshena, me gradë nënkomisare dhe pjesë e efektivëve të komisariatit nr 1 në kryeqytet, është pezulluar për momentin nga detyra, pasi është e dyshuar se bashkë me 35 vjeçarin Geri Kurti gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Këtë shkelje të ligjit, 44 vjeçarja dyshohet se e ka kryer duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi për makinën kishte dalë një urdhër për kthimin e mjetit të sekuestruar tek pronari.

Për 35 vjeçarin Geri Kurti, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Hetimet për këtë rast vijojnë akoma./Versus

 

Poll