
Lezhë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kurbin, ku u raportua se gjatë një operacioni për armëmbajtjet pa leje, ishte plagosur një efektiv policie.
Mësohet se bëhet fjalë për arrestimin 28 vjeçarit Klaudio Buraku, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë, ka përplasur automjetin e efektivëve.
Ndërkohë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov si dhe është shoqëruar në polici një i afërm i Klaudio Burakut i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 26 vjeçar i cili ishte në automjet me Burakun.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim në 2023-in për shkatërrim të pronës dhe kanosje me armë zjarri.
Plagosja në Kurbin ka ndodhur brenda mjetit të Burakut, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Gj,B pasi ka kryer plagosjen, ka dalë nga mjeti i të afërmit të tij dhe është larguar me vrap. Falë operacionit të policisë, u shoqërua më pas në komisariat ku po merret në pyetje. Versus.al







