
Që prej një jave Shqipëria është përfshirë nga moti me reshje intensive që kanë shkaktuar përmbytje të banesave, rrugëve dhe tokave bujqësore
Raportohet se në qarkun e Fierit pas përmbytjeve, situata është duke u përmirësuar.
Niveli i ujit në lumin Vjosa, Shkumbin dhe Seman është në rënie dhe ujërat kanë filluar të tërhiqen gradualisht nga tokat bujqësore.
Ditën e djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashkinë Fier kontrolluan dhe monitoruan argjinaturat pranë lumenjve, prej ku ka rezultuar se nuk ka akse rrugore të bllokuara, apo fshatra edhe lagje të izoluara nga uji, dhe as shtëpi nën ujë./Versus.al
