
Ditën e sotme në orën 10:00 të mëngjesit, është hapur për qarkullim tuneli i Llogarasë i cili shkurton distancën “Dukat-Palasë” nga 30 në 7 minuta.
Tuneli i Llogarasë është më i gjatë në vend me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës. Shpejtësia maksimale e lejuar në tunel do të jetë 80 km në orë, pasi ka edhe kthesa. Gjithashtu nuk lejohen parakalimet.
Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në vitin e parë të ndërtimit përdorimi i këtij tuneli do të bëhet pa pagesë. Lidhur me veprën që inagurohet sot, ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në facebook e cilëson tunelin si “një prej veprave historike që do ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut”. Versus.al







