
Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar pas vetëdorëzimit të Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit ditën e sotme.
Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se këto dy persona janë përfshirë në dhunimin e Vladimir Bruçit, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit të kaluar në rrugën 'Pogej' në Shkodër.
Ndaj Sakicës dhe Troshanit, Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë, 'Arrest me burg' për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.
Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Troshani, 27 vjeç dhe Sakica,23 vjeç u vetëdorëzuan mesditën e sotme në policinë e Shkodrës shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj.
Dy të rinjt ishin shpallur në kërkim policor edhe lidhur dhe me masakrën me 4 të vrarë në Dobraç të ndodhur më 30 tetor 2024. Për këtë atentat ata ishin shpallur në kërkim jo me vendim gjykate por si persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe do të merreshin në pyetje.
Momenti kur Izmir Sakica dhe Samuel Troshani vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës:
View this post on Instagram







