AKTUALITET /

Kreu marrëdhënie sek*uale me të miturën, Xhevair Veizi dënohet me 25 vite burg

Shkruar nga Versus

Kreu marrëdhënie sek*uale me të miturën, Xhevair Veizi

Fier- Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të dënuar me 25 vite burg Xhevair Veizin i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së saj.

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve. Versus.al

Poll