AKTUALITET /

Vrasje e dyfishtë në Greqi, qëllohet për vdekje pronari grek i biznesit dhe punonjësi i tij shqiptar

Njëra nga dy viktimat është pronari i biznesit dhe tjetri duket se ka punuar për të - Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar autorin e krimit.

Shkruar nga Versus

Vrasje e dyfishtë në Greqi, qëllohet për vdekje pronari grek

Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pas vrasjes së dy burrave në zonën e Finikoundas, Mesina.

Sipas informacioneve të mediave fqinje, dy burrat u gjetën të vrarë pranë recepsionit të një kampingu në zonë. Një nga dy viktimat është grek rreth 70-vjeç dhe, sipas raportimeve, është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe është mik i pronarit por edhe punonte në biznesin e tij.

Siç raporton gazeta "Protothema", banorët e zonës i raportuan policisë se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër me armë zjarri.

I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet.

Poll