AKTUALITET /

Abuzim me tenderin 2.29 mln eurosh, kreu i Prokurimeve Publike rikthehet në SPAK për komunikimin e akuzave

Pritet që SPAK të marrë të pandehur edhe 3 zyrtarë të tjerë të lidhur me tenderin.

Shkruar nga Versus

Abuzim me tenderin 2.29 mln eurosh, kreu i Prokurimeve Publike rikthehet në

Jonaid Myzyri, kreu i Prokurimeve Publike është paraqitur sot në SPAK për komunikimin e akuzave që rëndojnë ndaj tij, disa ditë që pasi u njoftua se është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Myzyri përfaqësohet nga avokati Ermir Beta. Ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës Shpal-Rrëshen. Dyshohet se Myzyri ka favorizuar kompani të caktuar në tender. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Dosja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili ka vendosur të ndryshojë statusin e Myzyrit nga person nën hetim  tashmë i pandehur. Në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në Komisionin e Prokurimeve Publike. Versus.al

 

Poll