AKTUALITET /

Abuzim me tenderin e mirëmbajtjes së rrugës, Myzyri pyetet në SPAK si i pandehur

Shkruar nga Versus

Abuzim me tenderin e mirëmbajtjes së rrugës, Myzyri pyetet

Jonaid Myzyri, kreu i Prokurimeve Publike është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje si i pandehur për dosjen e abuzimit me tendera publikë.

Më 4 korrik ai u mor i pandehur lidhur me tenderin 2.29 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugës “Shpal-Ura e Repsit”. Më herët janë publikuar përgjimet e zbardhura të zyrtarëve nën varësinë e Myzyrit të cilët ankoheshin se i kishte shtyrë të firmosnin dhe se tashmë u duhej të paraqiteshin në SPAK për të dhënë llogari.

Ndaj Myzyrit janë caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”. Versus.al

Poll