AKTUALITET /

1 mln euro dëm/ Vidhnin personazhe VIP, shkatërrohet grupi shqiptar i hajdutave ‘Nikla Gang’ , lideri i tyre ishte Edison Pula

Gjashtë anëtarët e grupit përfshirë dhe liderin e tyre, Edison Pula shkruajën mediat vendase akuzohen se kanë vjedhur rreth pesëdhjetë banesa luksoze të figurave publike në këto dy shtete.

Shkruar nga Versus

1 mln euro dëm/ Vidhnin personazhe VIP, shkatërrohet grupi shqiptar i

Një rrjet kriminal shqiptar që synonte rezidencat luksoze të personazheve VIP në Francë dhe Belgjikë është çmontuar nga policia franceze.

Shtatë anëtarët e grupit përfshirë dhe liderin e tyre, Edison Pula shkruajën mediat vendase akuzohen se kanë vjedhur rreth pesëdhjetë banesa luksoze të figurave publike në këto dy shtete.

Shuma e vjedhur nga ky grup që përbëhej nga burra dhe gra të gjithë me kombësi shqipare është rreth 1 milion euro.

Arrestimet janë kryer në dy raunde: dy anëtarë të dyshuar të rrjetit, të quajtur "Nikla", shkruajnë mediat u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, "si pjesë e urdhërarresteve evropiane të lëshuara nga gjykata gjyqësore e Reims" .Ndërsa pesë persona të tjerë u arrestuan të martën (4 mars) në zonën e Reims.

Në shënjestër drejtues bizneseje dhe futbollistë

I arrestuar më 20 janar, kreu i dyshuar i kësaj bande shqiptare, Edison Pula i dyshuar edhe për tentativë vrasjeje në Shqipëri, u arratis në qershor 2022 nga burgu i Trevisos në Itali dhe ishte në kërkim nga Interpolit. 

Pula u identifikua falë profilit të tij gjenetik, i marrë nga më shumë se 30 vjedhje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024, "kryesisht në rajonin Grand Est" dhe në rajonin e Parisit, thuhet në njoftimin e policisë franceze.

Konfiskimet e bëra gjatë kontrolleve të ndryshme vlerësohen në më shumë se 650,000 euro, duke përfshirë "bizhuteri të vjedhura, ora shumë të vlefshme, artikuj lëkure luksoze, para cash dhe automjete", sipas xhandarmërisë. 

Viktimat e grupit 'Nikla' përfshinin drejtues biznesi nga zona e Reims dhe lojtarë futbolli.

Kreu i bandës Edison Pula u arrestua më muajin e kaluar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pula rezulton i dënuar me 14 burg nga autoritetet franceze.

Ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për disa vepra penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Ai njihet me pseudonimin “zbërthyesi i qelive” pasi në 2016-ën arriti të arratisej nga burgu i Krujës ndërsa vite më pas u arratis nga burgu i Trevisos në Itali./Versus.al

 

 

Poll