AKTUALITET /

Blenë vota për PSD në Kukës, SPAK arreston një person, shpallet në kërkim kryeplaku

Shkruar nga Versus

Blenë vota për PSD në Kukës, SPAK arreston një person,

Kukës- Me urdhër të SPAK, policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë K.P i cili dyshohet se po blinte vota në favor të Partisë Social Demokrate të kryesuar nga Tom Doshi.

Arrestimi i tij është bërë më 10 maj rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 205.500 lekë të reja, 525 euro, një iphone dhe një mjet tip “benz”.

Në kërkim është shpallur kryeplaku i fshatit Lusen të Kukësit, G.P i cili u ka premtuar para votuesve në njësinë administrative Ujmisht dhe fshatrave Bushtricë, Matranxhë për të votuar PSD-në.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale ‘korrupsion aktiv në zgjedhje”. Versus.al

Poll