AKTUALITET /

“12 plumba”, detaje nga vrasja në Tiranë: 48 vjeçari po shkonte në punë, dyshohet se u nxor në pritë

Viktima Lulzim Visha punonte si postier dhe në momentin kur u ekzekutua ndodhej në makinën e punës.

Shkruar nga Versus
“12 plumba”, detaje nga vrasja në Tiranë: 48
Foto nga vendngjarja

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr ku u gjet i vrarë 48 vjeçari Lulzim Visha, janë gjetur 12 gëzhoja plumbash në vendngjarje.

Dyshohet se vrasja u krye me pistoletë me silenciator, ndërsa sipas informacioneve paraprake ka të dhëna që tregojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë teksa shkonte në punë.

48 vjeçari punonte si postier dhe u vra brenda makinës së punës. Banorët njoftuan policinë sapo konstatuan që i ndjeri kishte ndërruar jetë. Versus.al

Poll