
Tiranë- Një 48 vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.
Dyshohet se 48 vjeçari është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri”- thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve paraprake, pistë kryesore e hetimeve është hasmëria për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997 kur Besnik Visha, vëllai i viktimës vrau me armë zjarri Refik Domin pranë universitetit Bujqësor të Tiranës. Vrasja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Ndërsa gjykata e Tiranës në vitin 2001 e dënoi Besnik Vishën me 12 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Versus.al







