AKTUALITET /

20 mln euro abuzim me fondet publike, tenderat për të cilat u mor i pandehur Erion Isai! Përgjimet: Please shoqe, zjarr!

Burime bëjnë me dije se SPAK mund të lëshojë urdhër-arreste për zyrtarët e akuzuar pasi veprimet hetimore janë ende në vijim.

Shkruar nga Versus

20 mln euro abuzim me fondet publike, tenderat për të cilat u mor i

Detaje të reja janë mësuar lidhur me dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, për të cilin më herët gjatë ditës së sotme u publikuan përgjimet lidhur me bisedën e zhvilluar me pronaren e një prej kompanive që kishte përfituar tender.

Mësohet se Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor dhe abuzimi me paratë publike kap shifrën e 20 milionë eurove. Isai dhe 6 vartës të tij janë zyrtarisht të pandehur, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanitë private që kanë përfituar tenderat.

Mekanizmi i përdorur në 4 tendera është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë-Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit të posaçëm Dritan Prençi kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin. Gjithashtu konkratat e punës kanë qenë false me staf jo real me qëllim që të plotësonte kushtet e konkurrimit.

Edhe mbikëqyrja e punimeve është bërë me kontrata false sipas htimeve. Burime bëjnë me dije se në vijim SPAK mund të kërkojë urdhër arreste për zyrtarët e Kolonjës pasi ende po kryhen veprime aktive në kuadër të hetimeve.  Zbërthimi i një aparati celular i sekuestruar gjatë hetimeve të prokurorit Dritan Prençi ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara.

Konkretisht SPAK ka hetuar 3 tendera:

1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.

2. Procedura e prokurimit me objekt "Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)", me nr. REF-75548-10-14-2020.

3.Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF-68285-08-11-2020.

Kryebashkiaku Erion Isai është zbuluar në biseda me administratoren e kompanisë fituese Entela Çeni në aplikacionin "ëhatapp" si dhe shtetasit Armand Tafili, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë së prokurimit, shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, "A&E Engineering" sh.p.k.,

Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:

* Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet:

 "Miremengjes. Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtem deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pezari 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke"

* Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin:

 "Mirmengjes..ok... mi dërgo, Ok..te njejten gjë po bejme edhe ne..reduktim parametrash".

* Në orën 10:08, Erion Isai dergon mesazhin "Sa me shpejt s Pls".

* Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin "Ok..pa merak".

* Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet "Me duhet deri te premten. Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla Nje zjarr te luteeeeem”

* Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin "Pa merak do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme"

* Në orën 15:01, Erion Isai dergon mesazhin "Je yll s'o dooa".

* Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin "Kemi gati ndonje preventiv Te ndonje fshati?

* Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin "Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka. po sforcohemi shume per te arritur vleren.. 230 me tvsh.jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem".

* Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin "330 Eshte max".

* Në orën 21:25, Entela Cano dërgon mesazhin "Shyqyr.".

* Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin "Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une Te premte mengjes herët Duhen dorezu".

* Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin "Do bëj më të mirën e mundshme... mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.".

* Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin "Ishte teecepeeeeer e larte As behej ffale".

Në orën 21:30, Entela Çano dergon mesazhin "Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane..".

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:

* Në orën 12:39, 12:40 dhe 12:42, shtetasja Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga shtetasi Erion Isai.

* Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin "Shoqeeee".

* Në orën 12:46, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

* Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin "Isha ne telef te me falesh".

* Në orën 12:47, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

* Në orën 12:48, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

* Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

* Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë bisedë telefonike

Ndërsa sot, Isai është parë teksa futej në ambientet e Kuvendit i veshur sportiv dy ditë pasi SPAK e mori të pandehur. Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në selinë e Kuvendit. Versus.al

Poll