Dy ditë më parë SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain si dhe 6 zyrtarë të bashkisë nën akuzën e kryerjes së veprave penale “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.
Hetimi i drejtuar nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi u fokusua në dy tendera të rëndësishëm, njëri për ndërtimin e një ujësjellësi dhe tjetri për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë ku dyshohet se projekti është falsifikuar për përfitime të paligjshme.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga bashkia e Kolonjës, kanë qenë të paracaktuara duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorimin e fondeve publike.
Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:
Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos (pronares së kompanisë që mbikëqyrte punimet):
“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj Enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”
Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.
Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Sa më shpejt s plis…”
Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Ok… pa merak… Pa problem.”
Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:
“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”
Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ju vell…!”
Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:
“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”
Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:
“330 Eshtë max.”
Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Shqyr…?”
Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”
Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”
Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ishte teeepeeeeee e larte”
Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”
Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur edhe më shumë detaje lidhur me çështjen dhe për të identifikuar të gjithë pronarët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al







