Ish-kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale, mes të cilave shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Akuzat lidhen me hetimet e kryera mbi rrugën Korçë–Ersekë, e cila u shemb pas pak kohësh nga ndërtimi, si dhe mbi një tender për ujësjellësin.
Burime bëjnë me dije se Isait iu komunikua zyrtarisht marrja si i pandehur ditën e martë.
Përveç tij, nën hetim dhe të marrë të pandehur janë edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët akuzohen për të njëjtat shkelje lidhur me procedurat e prokurimit publik./Versus.al







