AKTUALITET /

3 të vdekur nga “Ethet e Nilit”, Tomini zbulon bashkitë ku janë përhapur infektimet dhe udhëzon sesi të mbroheni

17 të infektuarit me virusin "Ethet e Nilit" janë shënuar në bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Fier.

Shkruar nga Versus

3 të vdekur nga “Ethet e Nilit”, Tomini zbulon bashkitë ku

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur për rikthimin në vendin tonë të virusit ‘Ethet e Nilit” që deri më tani ka shkaktuar 3 të vdekur dhe 17 të tjerë të infektuar.

Tomini tha se nuk ka vend për panik pasi në 80% të rasteve kalon lehtë. Në një lidhje skype për “Report TV”, ajo bëri me dije rastet kur banorët që dyshojnë se janë infektuar duhet të paraqiten në institucionet shëndetësore.

Duke theksuar se zakonisht ky virus prej njerëzit me imunitet të dobët, kryesisht moshat mbi 50 vjeç, ajo dha edhe udhëzime sesi banorët mund të kujdesen që të mos infektohen.

“17 të infektuarit janë nga bashkitë Lezhë, Fier dhe Kurbin. Nuk ka vend për panik por për kujdes sepse jo çdo pickim i mushkonjave e sjell këtë virus. Duhet patur kujdes kur ka popullatë të shtuar të mushkonjave. Të kenë kujdes ata të cilët punojnë jashtë. Nëse kalojnë 2 apo 3 ditët e para dhe shenjat rëndohen dhe nuk kemi mundësi të kryemë aktivitete më pas mund të paraqiten. Brenda 6 ditëve sëmundja kalon. Banorët duhet të evitojnë ambientët e pellgëzuara.

Gjatë mbrëmjes duhet të veshim veshje të lehta me ngjyrë të çelët për t’i vizualizuar dhe për t’i larguar. Ka edhe ilaçe në farmaci që largojnë mushkonjat”- u shpreh Tomini.

Fatmirësisht virusi nuk përhapet nga njeriu tek njeriu, por nga pickimi i mushkonjave që ushqehen me gjakun e zogjve. Një virus i tillë ka qenë i përhapur në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2011. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: