Bënte "të fortin" me një femër, por 'trimi' për të qendruar pas hekurave "nuk ishte i gatshëm." Kjo është historia e një 37 vjeçari nga Kamza, i dyshuar për përndjekjen e vazhdueshme të një vajze, i cili ka përfunduar në spital, pasi në përpjekje për t'i shpëtuar prangave, është hedhur nga lartësia e si pasojë ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe pavarësisht lëndimit, mbi 37-vjeçarin janë ngritur akuza si dhe i është prerë një fletë-arresti për "përndjekje".
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.
Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.







