AKTUALITET /

5 mijë euro për t'i çuar në Itali, arrestohet 41 vjeçari, po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm

Organizatori dyshohet se ka qenë 33 vjeçari M.A me banim në Durrës, i cili është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

5 mijë euro për t'i çuar në Itali, arrestohet 41

Një shtetas maqedonas është arrestuar nga policia në aksin rrugor “Thumanë-Kashar” teksa po transportonte me makinë dy emigrantë të cilët synonin të kalonin ilegalisht drejt shteteve të BE-së.

Në pranga ka rënë J.N, 41 vjeç si dhe u shpall në kërkim 33 vjeçari M.A me banim në Durrës.

Organizatori dyshohet të ketë qenë 33 vjeçari i cili u kishte marrë nga 2500 euro dy emigrantëve të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar se do t’i dërgonte në Itali.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll