Korçë- Ka shkuar në gjashtë numri i personave që dyshohen si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikut të kanabisit drejt Greqisë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Së fundmi në fazën e dytë të operacionit “Shufrat”, janë arrestuar Enis Mara, 38 vjeçari banues në Tiranë dhe një 62 vjeçar me inicialet I.O i cili aktualisht është i arrestuar në Mal të Zi.
Ndërsa në kërkim janë shpallur F.K 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Të katër këta persona akuzohen se në bashkëpunim me babë e bir Dashamir dhe Amanti Hamazaraj të cilët u arrestuan në nëntor të 2024-ës, trafikuan 56 kg kanabis drejt shtetit fqinj.
Lënda narkotike ishte e fshehur në 44 shufra metalike, ndërsa punonjësi i DPSHTRR, Amanti Hamazaraj shpërdoronte detyrën duke ndërruar targat e makinave që e transportonin. Versus.al








