
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Arben Meksuti për t’u liruar nga masa e sigurisë “arrest me burg”.
Meksuti akuzohet si pronar i 5 shoqërive që ngritën skema piramidale mashtrimi me mikrokreditë të cilat dyshohet se kanë përfituar në total 7.3 milionë euro nëpërmjet kërcënimit të qytetarëve.
Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final, po konsiderohet e njëjti si në rastin e firmave piramidale. Dy kompanitë kishin në total 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.
Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Një prej viktimave të mashtrimit me mikrokredi u vetëflijua para godinës së SPAK duke pirë fostoksinë për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Ndërsa vetë administori i Micro Credit Albania dhe “Final”, Olsi Ibro u vetëhodh nga një lartësi pallati në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Versus.al







