Arben Goxha, pronari i kompanisë “AMG Food” i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë për skandalin me mishin e infektuar me salomelë, është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar.
Në njoftimin e dhënë, blutë bëjnë me dije se lirimi i Goxhës u vendos pas konsultimin me prokurorin që po heton çështjen.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”- thuhet në njoftim.
Kompania e drejtuar nga 50 vjeçari dyshohet se importoi nga Brazili 8 ton mish pule fileto që përmbante salmonelë. Pavarësisht se AKU po kryente analizat për mishin, Goxha akuzohet se injoroi këto procedura dhe e shpërndau produktin në disa qarqe të vendit nëpër markete e biznese.
Një sasi prej 4 tonësh mishi të infektuar me rozmarinë raportohet se është tërhequr nga tregu deri më tani, ndërsa në Vlorë 6 biznese u konstatuan se përdornin mishin e importuar.
Nën hetim për këtë ngjarje, është edhe Mond Goxha vëllai i 50 vjeçarit i cili rezulton të jetë pronar i kompanisë “DIMAL” që merret me përpunimin e mishit dhe nxjerrjen në treg nëpërmjet produkteve të ndryshme.
Gjithashtu po procedohen edhe 3 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për veprimet dhe mosveprimet e kryera të cilat kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Prokuroria e Tiranës po kryen një hetim për rastin. Versus.al








