Në janar të këtij viti, SPAK zyrtarizoi taskforcën e ngritur për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Pavarësisht pritshmërive, në debatet mediatike është pretenduar se SPAK deri më tani nuk ka vepruar për të parandaluar krimet zgjedhore, kategori në të cilën bëjnë pjesë veprimtari të ndryshme që prej përdorimit të administratës shtetërore në zgjedhje.
Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë një deklaratë të fortë në “Breaking” në Top News ku ka zbuluar se agjentët e BKH kanë zbarkuar në zyrat e Kuvendit ku kanë kërkuar disa dokumente të ndryshme.
Sipas Harlicajt, SPAK ka vepruar pasi nga faqja e Kuvendit është bërë thirrje që të votohet për Partinë Socialiste dhe është identifikuar një prej zonjave që e ka bërë këtë postim. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me këtë çështje. Versus.al








