AKTUALITET /

“Ai që vrau Ervis Martinajn mori 500 mijë euro”, Artan Hoxha: Ne e dimë ekzekutorin, por biznesmeni s’i bëri mirë llogaritë

Artan Hoxha lëshoi deklaratën e fortë për Ervis Marinaj për vrasjen e të cilit tha se njihet si emri i ekzekutorit dhe shuma e paguar për vrasjen

Shkruar nga Versus

“Ai që vrau Ervis Martinajn mori 500 mijë euro”, Artan

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar sot se vrasësi i Ervis Martinajt njihet dhe po ashtu dhe shuma e paguar për ekzekutimin e bosit të lojërave të fatit.

I ftuar në TCH, Hoxha tha se  ish-biznesmeni nuk llogariti dot pushtetin që ai kishte, pasi ai ishte një person që nuk fshihej.

“Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej.

Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori”, tha Hoxha.

Më tej ai shtoi se policia duhet të japë informacion zyrtar se Martinaj nuk jeton më.

“Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, u shpreh Artan Hoxha.Versus.al

Poll