Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Kolonjës’ në Lushnjë.
Një makinë tip “Volkswagen” ka thyer barrierat dhe ka përfunduar në kanal duke i sjellë vdekjen shoferit 28 vjeçar Serxhio Gogaj.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik për të riun. Versus.al







