Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin teksa kalonte mbi një urë, duke rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të drejtuesit apo pasagjerëve që mund të kenë qenë në automjet.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Për momentin, rruga është pjesërisht e bllokuar dhe u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment. /Versus.al







