AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari, disa të plagosur

Përplasja mes dy automjeteve dyshohet se u shkaktua nga drejtues nën efektin e alkoolit, arrestohen në flagrancë dy shoferët

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident. Përveç viktimës, të plagosur kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur nga të dy shoferët e përfshirë në ngjarje. Në vijim të veprimeve procedurale, ata janë arrestuar në flagrancë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej të përfshirëve.

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Poll