AKTUALITET /

Shpërthim me lëndë plasëse në Laç, dëmtohet një dyqan në kompleks shërbimesh

Policia në hetim për identifikimin e autorëve, dyshohet përdorimi i tritolit; fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Shkruar nga Versus

Shpërthim me lëndë plasëse në Laç, dëmtohet   

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ngritur grupin hetimor dhe nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Po ashtu, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

“Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Tags:

tritol lac

Poll