AKTUALITET /

Protesta e 8 majit, procedohen 6 persona - mes tyre 3 shtetas italianë, që "kyçin gojën" në polici

Sipas hetimeve, rezulton se ata kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk janë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.

Shkruar nga Versus

Protesta e 8 majit, procedohen 6 persona - mes tyre 3 shtetas italianë,

Tre shtetas italianë janë mes gjashtë personave të proceduar penalisht në lidhje me protestën e 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u shënuan përplasje dhe dhunë ndaj forcave të policisë.

Sipas hetimeve, rezulton se ata kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk janë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.

Të huajt janë marrë në pyetje nga autoritetet hetuese, por kanë refuzuar të japin shpjegime për arsyet e pjesëmarrjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si janë bërë pjesë e tubimit.

Në total, për ngjarjet e kësaj proteste janë proceduar 6 persona, të dyshuar për dhunë ndaj policisë dhe përdorim të mjeteve piroteknike gjatë tubimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll