AKTUALITET /

EMRAT / Tentuan ta vrisnin me tritol në makinë, shpallen në kërkim dy persona në Sarandë

Sipas hetimeve, shtetasit Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç dhe banues në Sarandë, dyshohet se kanë vendosur një sasi tritoli në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari Mirash Gjikoles, me qëllim eliminimin e tij.

Shkruar nga Versus

EMRAT / Tentuan ta vrisnin me tritol në makinë, shpallen në

Dy persona Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës dhe Komisariati i Sarandës, pasi dyshohen si autorë të një atentati me lëndë plasëse të ndodhur më 5 shkurt 2026 në zonën e “Kryqëzimit të Urës së Vrinës”, në Konispol ndaj Mirash Gjikoles.

Sipas hetimeve, shtetasit Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç dhe banues në Sarandë, dyshohet se kanë vendosur një sasi tritoli në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari Mirash Gjikoles, me qëllim eliminimin e tij.

Për dy të dyshuarit, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si edhe për armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

 

 

 

 

 

 

 

Poll