AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, humb jetën 16 vjeçari

I mituri po udhëtonte si pasagjer në njërën prej makinave të përfshira në aksidentin e rëndë.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, humb jetën 16
Foto nga vendngjarja

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj, pranë Gjirit të Lalzit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, ka humbur jetën një 16 vjeçar i cili ishte pasagjer në njërën prej makinave. Ndërsa i plagosur ka mbetur 20 vjeçari E.K, drejtuesi i një prej automjeteve. 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte një prej automjeteve. 

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll