AKTUALITET /

Aksident i 6-fishtë në Tiranë, taksia përplaset me urbanin dhe policinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e aksidentit.

Shkruar nga Versus
Aksident i 6-fishtë në Tiranë, taksia përplaset me urbanin
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës.

Një taksi elektrike është përplasur me një urban dhe një makinë policie. Për pasojë në rrugën ku ndodhi aksidenti ka patur një ndërprerje t përkohshme të qarkullimit.

Dy persona mbetën të lënduar lehtë dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

"Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën"- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll