Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Lezhë–Shkodër, ku si pasojë janë plagosur pesë persona, mes tyre edhe një e mitur.
Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, përplasja e të cilave ka shkaktuar lëndime për drejtuesit dhe pasagjerët, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al
