AKTUALITET /

“A e ke pas dashnore...”/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre që përfundoi në tragjedi

Në dosje tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar.

Shkruar nga Versus
“A e ke pas dashnore...”/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si
Asim Gjoni dhe djali i tij Hekuran Gjoni

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti, teksa dosja ka zbuluar detajet se si nisi sherri mes tyre.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar.

Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.

“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.

Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.

Tags:

asim gjoni

Poll