
Policia Kufitare njofton se të hënën, më 27 tetor, nga ora 06:00 deri në 10:00, lëvizja e mjeteve në pikën kufitare të Kakavijës nuk do të jetë e lejuar.
Ky kufizim vjen si pasojë e grevës së paralajmëruar nga Policia Kufitare Greke.
Gjatë këtij orari, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë i kërkon mirëkuptimin qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet me automjet të planifikohen në orare të tjera të ditës./Versus.al
