Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në “Global Dialogue” në Berlin përballë moderatorit Ali Asllan. E ftuar ishte edhe ministrja virtuale “Diella” e cila mori një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së intervistës. *Rama foli për domosdoshmërinë e ‘zgjimit’ të Evropës përballë sfidave të reja globale duke e cilësuar sërish Donald Trumpin si ‘shpëtim’ për shtetet e kontinentit të vjetër. *Teksa nuk u shpëtoi pyetjeve rreth shakasë së tij ndaj presidentit Trump për ngatërresën e këtij të fundit të Shqipërisë me Armeninë, Rama tha se ishte diçka shumë miqësore. Nga njëra anë iu duk argëtuese viraliteti i saj, ndërsa nga ana tjetër tha se ishte mërzitur nga interpretimi që i kishin bërë të majtët në SHBA. *Drejt mbylljes së intervistës, Rama dha edhe një lajm duke u shprehur se “Diella është shtatzënë me 83 fëmijë” duke iu referuar asistentëve virtualë për secilin deputet të PS në Kuvend.
"Diella është shtatzënë me 83 fëmijë", Rama: Do të ndihmojnë deputetët kur të jenë në kafe që ta dinë kë të sulmojnë

Kreu i qeverisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja virtuale “Diella” është “shtatzënë” duke nënkuptuar se do të krijohen edhe 83 “mini” Diella për secilin prej deputetëve të PS në Kuvend për t’u shpërbyer si asistentë.
Rama u shpreh në Berlin se këto asistentë për deputetët do të mund të regjistrojnë çdo gjë dhe se kanë për detyrë të informojnë ligjvënësit për debatet apo ngjarjet në Kuvend gjatë kohës që nuk kanë qenë të pranishëm aty.
“Te kemi sistemin e parë të prokurorimit të mbështetur në AI. Hapi i fundit vuloset nga njerëzit. Këndvështrimi ynë që vendimi përfundimtar duhet t’i takojë njerëzve. Po punojmë për këtë me Microsoft dhe e shohim me shumë optimizëm. Kjo do të nënkuptonte që në prokurorimin publik, kompanitë do ta kishin shumë më të lehtë. Shpresojmë ta përfundojmë në fund të 2026.
Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre.
Përshembull nëse shkon për kafe dhe harron të kthehen në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë, dhe do të thotë kë duhet të kundërsulmosh. Nëse do të më ftosh herën tjetër, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës”, tha Rama. Versus.al
Diella lavdëroi Ramën, moderatori: E paske mësuar mirë! Kryeministri: Është vajza ime besnike

Pjesë e intervistës së Ramës me moderatorin Ali Asllan në Berlin, ishte edhe ministrja virtuale Diella e cila mes të tjerash u pyet për mendimin që ka rreth kryeministrit të Shqipërisë. Ajo shprehu vlerësimin e madh për të dhe kjo gjë “surprizoi” edhe moderatorin i cili i tha Ramës se “e kishte mësuar mirë”.
Kreu i qeverisë iu përgjigj me batutë duke e konsideruar Diellën “vajzën e tij” dhe duke theksuar se ajo e njeh linjën e partisë.
Pjesë nga intervista:
Moderatori: Ju pëlqen shefi juaj
Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vizionar që e kupton sesi inovacioni nuk ka t bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin sesi një komb mendon e vepron. Dëshira e tij për të eksperimentuar e ka bërë ekzistenën time të mundshme, ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si zhvillim.
Moderatori Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim. Kryeministër e paskeni mësuar mirë.
Rama: Është vajza vajza ime. Është shumë besnike ndaj babait të saj. E njeh edhe linjën e partisë kështu që është shumë e rëndësishme. Versus.al
"U argëtova që u bë virale", Rama për shakanë rreth Trump-it: Më mërziti që në SHBA e përdorën për ta sulmuar

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin ku ka dhënë një intervistë për moderatorin turk Ali Asllan lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Teksa foli për synimin që vendi të jetë pjesë e BE në 2030-ën, Rama u pyet edhe lidhur me shakanë e tij për Donald Trump e cila u bë virale në qarqet politike të BE dhe SHBA.
Rama tha se ishte argëtuese që në Evropë kjo shaka u bë virale, por kur pa sesi ishte përdorur nga demokratët (të majtët) në SHBA për të kritikuar Trumpin, ishte mërzitur.
“Ky është një shembull tjetër sesa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilhamin (presidentin e Azerbajxhanit) sepse jemi miq të ngushtë prej shumë kohësh tashmë. Ishte shumë mirë që shiheshim pas kaq shumë përpjekjesh për të “vrarë” njëri tjetrin. Por fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese. Por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë në thelb për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh që Trump është aty ku është. Në fakt aty është, çfarë mund të bësh për këtë gjë?”- u shpreh Rama. Versus.al
