Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot–Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një makinë me katër anëtarë të një familjeje ka përfunduar jashtë rruge.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në një kanal anës rrugës. Fatkeqësisht, një nga pasagjerët ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Tre të tjerët, të cilët mbetën të plagosur, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa po marrin ndihmën mjekësore të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk dihen ende rrethanat e sakta që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, por dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara ose humbje kontrolli për shkak të lodhjes apo lagështirës në rrugë. /Versus.al







