Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar. Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një 19-vjeçar me inicialet D. D., i dyshuar si shkaktar i ngjarjes së rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është pasagjeri E. B., 18 vjeç, banues në Durrës. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë aksidentit.
Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit, D. D., dhe një tjetër pasagjer, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, ndodhen të plagosur dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spital.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ndaj 19-vjeçarit është marrë masa e ndalimit. /Versus.al







