GJKKO ka lënë në burg shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka dhe shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novakun.
Sipas informacioneve të derimëtanishme kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Gjyqtarja Flojera Davidhi dha vedimin pas ngritjes së akuzës për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas organit të akuzës, ata u arrestuan pasi i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill.
Po ashtu të hënën Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest në burg” për oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, i cili u arrestua të premten. /Versus.al/








