Durrës- Dy persona janë arrestuar në port teksa tentuan të fusnin në vendin tonë mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro.
Në pranga kanë rënë Edmond Nikolli, 46 vjeç dhe Shkëlqim Çuni 51 vjeç, banues në Shkodër dhe Lezhë.
Në hyrje të pikës kufitare të portit, brenda autobusit që drejtohej nga dy të arrestuarit, u gjetën, parfume, shishe vere dhe lloje të tjera alkooli, televizorë, çanta e altlete të cilat nuk kishin faturat përkatëse dhe nuk ishin zhdoganuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al








